Donika Gërvalla kandidon për kryetare të degës së Listës Guxo në Pejë

Ministrja Donika Gërvalla është shpallur si njëra nga kandidatet për kryetare të Listës Guxo në Pejë.
Kështu kanë bërë të ditur nga kjo parti përmes një postimi në Facebook.

Zgjedhjet për kryetar të degës do të mbahen nesër prej orës 17:00 në Pejë.

“Te nderuar qytetarë të Pejës. Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Guxo, ju njoftojmë se nesër, më 13. 8. 2022, në orën 17:00 në restorantin “Çardak”, do të zgjidhet kryetari i degës nga radhët e kësaj liste. Kemi kënaqësin t’ju njoftojmë se njera nga kandidatët do të jetë dhe Donikë Gërvalla, zv kryeministre dhe ministre MPJD s.! Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim.

Go to TOP