Show Biz

Getoar Selimi pyet fansat/ A po këndojmë këtë verë?

Reperi i njohur Getoar Selimi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve imazhet me bashkëshorten e tij, Marinën.

View this post on Instagram

#tb Athens 🇬🇷 #worldisbeautiful

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Së fundmi, Geti publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke pozuar në tarracën e tij, i veshur në të zeza.

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi Selimi drejton një pyetje shumë me vend, e cila lidhet me sezonin veror të këngëtarëve.

“A po këndojmë në këtë verë apo jo?”, shkroi Getoar Selimi në Instagram, teksa ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë shkruar me shpresën që koncertet do të mbahen.

View this post on Instagram

A po knojme n’ket vere a jo?

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Përndryshe ende nuk ka një vendim të saktë se çfarë do të ndodhë me sezonin veror të koncerteve këtë vit, pasi nuk dihet nëse këngëtarët do të jenë në gjendje t’i mbajnë ato shkaku i masave preventime për pandeminë globale coronavirus.