Kosova

Getinjo gati të sjellë albumin e ri

Getinjo tanimë ka kohë që është pjesë e estradës shqiptare dhe deri më tani ka publikuar projekte e bashkëpunime mjaft të suksesshme.

Reperi ferizajas vazhdon të jetë aktiv me prurje të reja, ndërsa së fundmi tregon se ka gati albumin e ri.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij, InstaStory, i cili shfaqet nga një studio muzikore.

“Albumi është gati”, është mbishkrimi sipër imazhit.
Ndërkohë, në një tjetër postim artisti shqiptar u thotë fansave se ka lënë muzikën dhe më pas tregon të vërtetën, duke thënë se ishte shaka.
“Prej sot unë Getinjo kam vendosur të mos bëjë më këngë të reja dhe të largohem ngadalë nga muzika. Faleminderit për përkrahjen deri sot”, ka shkruar ai, kurse më pas thotë se “ngadalë se është shaka”.