Kosova

Gërvalla uron Izraelin për qeverinë e re

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar Izraelin për zgjedhjen e qeverisë së re.

Sot opozita në Izrael e fitoi mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit shumëvjeçar, Benjamin Netanjahu.

Gërvalla tha se ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, derisa e ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.

“Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”.

Sipas marrëveshjes për formimin e ekzekutivit të ri izraelit, kryeministër do të bëhet politikani i krahut ekstrem të djathtë, Naftali Bennett.