Gërvalla: Distria i dha Kosovës shkëlqimin e artë

Ministrja e Punës së Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur e gëzuar për suksesin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Krasniqi e fitoi medaljen e artë në lojërat olimpike duke e pasuar Majlinda Kelmendin në këtë sukses historik të përfaqësimit të Kosovës.

“Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë. Krahas krenarisë së pafund, në këto çaste gëzimi të madh, të mos harrojmë që Distria, kolegët dhe koleget e saj, por edhe talentet e shumta nga fushat e artit, dijes, kulturës, gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë duhet ta ndiejnë shumë më fuqishëm dorën dhe mbështetjen e shtetit të tyre”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

“Me padurim presim t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme edhe sportistët tanë të tjerë në Tokio dhe t’iu brohorisim rezultateve të tyre”.

Go to TOP