SPORT

Gerrard i ‘dhuron’ numrin e fanellës blerjes së bujshme të Liverpoolit

Naby Keita është prezantuar si futbollist i Liverpoolit.

Keita do ta bartë numrin 8 në fanellë. Ai zbuloi se fanellën ia dorëzoi legjenda e klubit, Steven Gerrard.

“Kur ai erdhi unë u befasova, pasi ai është një legjendë. Ai është një futbollist që meriton respekt, për të gjitha ato gjëra që i dha në fushë. Nëse dikush ta dhuron fanellën dhe nuk ka gjasa të luash me të, atëherë i bie që të përpiqem të luaj dhe të bëjë sikur ai”, ka thënë Keita.

23-vjeçari ka luajtur afro 100 ndeshje me Leipzig, duke shënuar 15 gola.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.