SPORT

Gërbeshi e vazhdon kontratën me Dritën

Mbrojtësi Fidan Gërbeshi e ka vazhduar kontratën me Dritën. Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjilanas.

“Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm, qendërmbrojtësin dhe njëherit zëvendëskapitenin Fidan Gërbeshi. Fidani ishte njëri prej më meritorëve që klubi jonë arriti titullin kampion, gjithashtu së bashku me lojtarët e tjerë në mbrojtje, arriti që ta shpallë mbrojtjen më të mirë te sezonit me më së paku gola të pranuar në ligë. Tash na pret një sfidë e rëndësishme në garat ndërkombëtare, andaj me Fidanin do të jemi më të sigurt në fazën defenzive”, është shkruar nga Drita.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.