Show Biz

Georgina Rodriguez me vallëzim joshës në kampanjën e re

Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë që të shfaq figurën e saj trupore.

Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, së fundmi ka sjellë koleksionin e të brendshmeve në bashkëpunim me brendin italian, Yamamay.

Zeshkania 25-vjeçare në rrjetin social, Instagram, ka publikuar një video, derisa shfaqet duke vallëzuar në kampanjën e re.

Edhe këtë herë ajo vjen mjaft atraktive, format trupore të së cilës janë për t’u admiruar, edhe pse u bë nënë para një viti.

“Kampanja e re, le të kërcejmë”, ka shkruar krahas videos bukuroshja nga Argjentina.

Ndër tjerash, futbollisti Ronaldo ka filluar të takohet me Georginan qysh nga viti 2016, kur kjo e fundit punonte në “Gucci”.

Dyshja janë prindër të një vajze, Alana Martina, teksa ylli i futbollit po ashtu është edhe baba i dy fëmijëve të tjerë, Eva dhe Mateo – përmes një nëne surrogateje.