SPORT

Gentrit Begolli kthehet te Llapi

Skuadra e Llapit në faqen zyrtare në “Facebook” ka njoftuar për rikthimin e sulmuesit Gentrit Begolli me “bardhekaltrit” e Podujevës.

Begolli ka nënshkruar kontratë njëvjeçare te klubi nga i cili u largua edicionin e kaluar, për të mbajtur veshur për një sezon fanellën e Flamurtarit.

28-vjeçari pjesë e Llapit ishte në edicionet 2017/18 dhe 2018/19, teksa u paraqit në 38 ndeshje me katër gola e katër asistime gjithsej.

Te Flamurtari, ndërkohë, edicionin që lamë pas, shënoi tri gola.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483