Show Biz

Genta dhe pushimet e saj në Kroaci

Këngëtarja Genta Ismajli për më shumë se tre muaj ka qenë e karantinuar në Zvicër me familjen dhe të dashurin e saj, Huseyin Usta.

Dhe duket se tashmë me lehtësimin e masave, ajo ka zgjedhur Kroacinë si destinacionin e parë për të kaluar disa ditë pushimi.

Kështu të paktën ka treguar përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në faqen zyrtare të saj në Instagram.

Ndërkohë në fotografitë e tjera që ka ndarë, artistja e njohur shfaqet në top formë në pozat me bikini.

Ajo po vazhdon të mbetet njëra nga femrat më atraktive në estradë, përkundër se numëron vite të shumta në skenë.

Si shumë nga artistët shqiptarë, Genta këtë periudhë pandemie ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore përfshirë këtu edhe videoklipin e saj të ri, të cilin e kishte paralajmëruar me një artist turk.

“Zjarr” mban titullin projekti i fundit i lansuar nga ajo në mars të vitit 2019. 

Shfaq më shumë
//nessainy.net/4/3473483