Kombëtare

Gënjeu në rrjete sociale se është infektuar me koronavirus, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës  mbrëmjen e së premtes ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte gënjuer si kishre reultuar pozitiv me COVID-19.

Personi në fjalë, përmes rrjetit social kishte shpërndarë lajmin, duke keqpërdorur kështu sinjalin e fatkeqësisë apo të rrezikut, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Kadri Zeka, Prishtinë 27.03.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull   kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës. /Telegrafi/