Kosova

Gënjeshtrat e Gjuriqit/ Ndihmat në Kllokot për Bajram ishin nga UNMIKU

Jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët e Mogillës u përmendën në Beograd, të premten.

Për këta të fundit, Marko Gjuriq, tha se ia morën dhuratat që ua solli për festën e Bajramit.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi tha se për këtë festë me pako ushqimore dhe higjienike u ndihmaun gjithsejt 25 familje shqiptare në Kllokot.

Njoftimi i tij më pas u shpërnda edhe nga dega e Listës Serbe e cila qeverisë në këtë qytet.

Por sipas burimeve të Kosova.info, keto ndihma i kishte shpërnda UNMIKU në 37 komunat e Kosovë.

UNMIKU kishte ndihmuar 37 komuna të Kosovës dhe jo qeveria e Serbis, siq kishte njoftuar Lista Serbe – Kllokot dhe më pas shefi i zyrës për Kosovë në qeverin e Serbis Marko Gjuriqi, kjo po del të jetë një gënjeshtër e radhës e Marko Gjuriqit, ai është i njohur për deklarata dhe gënjeshtra të tilla, duke manipuluar qytetarët serbë.

Por kjo po duket se doli dhe u manipulu nga Lista Serbe ne Kllokot, ku u keqpërdoren edhe fotografit e zyrtarve komunal, duke publikuar këtë aktivitet të komunës në faqën zyrtare të partisë.

UNMIKU çdo herë ndihmon komunat e Kosovës në raste të ndryshme, dhe pakot që shifen në foto, janë me logo të UNMIKU-t.

Por, këta po i demanton edhe nënkryetarja shqiptare e kësaj komune.

Selvije Rexhepi e cila edhe është iniciuese e aksionit, thotë se pakot nuk erdhën nga shteti serb.

Ky lajm ka bërë që te reagojn shum qytetar të kësaj komune./ Kosova.info