Show Biz

Genc Prelvukaj me dedikim romantik ndaj Enit: Jashtë dritareve borë e bardhë, brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, duket se po e shijon pafund lidhjen me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi.

Ata janë shumë të dashur dhe të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Duke qenë në atmosferën e festave të fundvitit, çifti së fundmi realizuan një fotografi mjaft festive me bredhin e Vitit të Ri në prapavijë.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, Genci nuk i ka kursyer disa fjalë të sinqerta zemre për më të dashurën e tij.

“Jashtë dritareve borë e bardhë…Brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj… Gjysma ime më e mirë”, shkroi Prelvukaj në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, të cilët i kanë përgëzuar dyshen për harmoninë në çift.