Kombëtare

Gegë LLeshi: Do të mbrojmë çdo gjë që kemi trashëguar si komb

Disa thonë që po harrohen vlerat e luftës, disa të tjerë thonë që shteti po dështon, disa të tjerë thonë se ka një plan për ta zhdukur identitetin kombëtar. Ne nuk e dimë kush është e vërteta, por ajo që dimë dhe që është e sigurt është se ky shtet është i izoluar. Mjafton të shikosh shtetet për rreth, për të parë se çfarë i ka bërë politika këtij vendi në 20 vitet e fundit, si dhe për të kuptuar se çfarë i është mohuar si mundësi ekonomike gjithë këtij populli, por dhe gjithë këtij vendi në tërësi.

Kjo politikë e ka kthyer vendin mbrapa, i ka dhën një ngjyre te keqe, po rrezikohet identiteti i ynë kombëtar, këtë vlerë mijëvjeçare të kulturës së këtij vendi në një vendë ku të gjithë mundohen të kafshojnë ndonjë metër më shumë, për të ndërtuar karrier e pushtet të rrejshëm. Në një shtet që nuk po këndellet, sepse interesi personal po e përmbys interesin shtetëror.

Në gjitha qeverit e pasluftës kemi pas premitime, kemi bërë levizje të rrezikshme, por nuk kemi menduar asnjëhere që një ditë keti populli do ti rrezikohet identiteti, vlerat kombëtare, figurat historike dhe ardhmeria e femijëve tanë, u shpreh Lleshi.

”Dëshmorët e Markalleshëve i kryen dy detyra gjatë jetës së tyre, në njërën anë i falën gjakun Atdheut, që e patën amanet nga të parët dhe në anën tjetër, ua mbyllën gojën armiqëve të kombit tonë që u përpoqën ta njollosin luftën tonë clirimtare me lloj epitetesh, se:lufta që po zhvillohej në Kosovë është luftë fundamentaliste, dhe çdo here gjatë tërë historisë mijavjeçare populli ynë dëshmoj se në luftë për çlirimin e Atdheut si vëllezër të një gjaku kan marë pjesë katolik, musliman e ortodoks sepse në damarët e tyre të gjithë kan gjak Arbëri.

Pra jemi dhe ndihem tejet krenarë që gjaku i Markalleshëve u bë bashkë me lumenjët e gjakut të Prekazit legjendar e Gllogjanit heroik e të gjithë dëshmorëve tjerë anë e kënd Atdheut, që njëherë e përgjithmonë ti nxjerrim nga vatrat tona bishat e egra të karpateve, tha lokemadhja Hana Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës (Nëna e dëshmorëve vëllezrit Lleshi dhe e kandidatiti për deputet Gegë Lleshi)!”

Por po ndalem këtu duke ju siguruar që në mënyrën më absolute, që me votën e 6 tetorit për një Kosoveë 100%, të gjithë do ti japin mundësi vetes si qytetarë që të vënë në funksion të ekonomisë së tyre familjare, duke filluar nga ekonomia kombëtare, gjithë këto mrekulli të cilat rreth e rrotull nesh prodhojnë para nga turtizmi i cili do të zhvillohet me qeverin Haradinaj ku do të prodhojnë mirëqenie, prodhojnë identitet kombëtar, prodhojnë siguri për të ardhmen, ndërkohë që këtu deri ne ardhjën e z. Haradinaj, prodhuan vetëm shkatërrim, shëmti dhe humbje të krenarisë kombëtare dhe humbje të atyre vlerave dhe të atyre burimeve që ne i mbrojëm me gjak.

Pas datës 6 tetor, mërgata jonë nuk do të ndihet mysafir në shtetin e vetë dhe shtepit e tyre, nuk do të kenë arsye të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, por do të jenë pjesë e qeveris Haradinaj dhe gjymtyrë e pandashme e shtetit të Kosovë, ka thën Lleshi.

Z. Haradinaj ne qeveri, keto gjëra u bllokuan dhe Kosova u deshmua se është shtet i barabarte si gjithë shtetet tjera, andaj qeveria Haradinaj do te vazhdoj edhe pas datës 6 tetor , për një Kosovë 100%. Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.