Kosova

Geci për VV-në e LDK-në: Tash që u heq mjegulla e dimë nga është Kibla, s’na ban Zoti kabull

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci me anë të një shkrimi në Facebook ka ironizuar në lidhje me tentativat e dështuara për arritjen e koalicionit LVV-LDK. 

Geci tregon një histori interesante se si një hoxhë dhe një i moshuar kanë filluar të falen por për shkak të mjegullës që kishte ra nuk e kanë pa nga është kibla.

Por pasi është larguar mjegulla ata kanë vërejtur se nuk janë duke u falur nga kibla, por hoxha ka thënë se Zoti e bën kabullë se e kemi ba njet .

“Hoxhë ,zoti na ka bërë kabull kur ke mjegull e nuk e dishim kah është kibla se qetash qe u hjek mjeglla e po e dim, nuk na ban Zoti kabull kurrë , shkruan Geci në Facebook.

Postimi i plotë:

“Një ditë dimëri me mjegull, në muajin e Ramazanit tu shku baci Zeqë me Mulla Hajdinin prej Llaushe për Rezallë nalen mi brija te Rezallës, ish kanë mjegull e madhe Mulla Hajdini pe kqyr orën, ish kan bo vakti me i fal taravit e po i thot bacit Zeqë a i falim taravit o Zeqë se vakti kenka ba .
Ja fillojnë me i falë taravitë edhe prej mjgulle nuk kishin pas mujt me dit kah i bjen kibla”.

“Hoxha i thotë Zeqë po e bëjmë njetë per Zotin se Zoti na e ban kabull masi nuk pe dim kah ështe kibla.E bajn njetë, e ja nisin mi falë taravitë, këta tu fal, qohet një erë e letë hejeket mjegulla, baci Zeqë e sheh qe po doket hëna tu ba dritë edhe nuk janë kërkund kah kibla.Hoxhë s’jemi kërkund kah kibla, hajt se na e bënë Zoti kabullë se e kemi ba njet .Hoxhë ,zoti na ka bërë kabull kur ke mjegull e nuk e dishim kah është kibla se qetash qe u hjek mjeglla e po e dim, nuk na ban Zoti kabull kurrë”.