Kosova

Geci: Koalicioni do të bëhet kur VV të thotë “La ilahe ilallah Amerika resulullah”

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka folur për dështimin e dy partive që në zgjedhjet e 6 tetorit dolën të parat që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.

Geci ka thënë se marrëveshja mes këtyre dy partive natyrisht se do të arrihet për shkak se asnjëra palë nuk kanë nga të shkojnë, përpos se të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, shkruan Reporteri.net.

Ndër të tjera Geci ka thënë se marrëveshja do të arrihet kur Vetëvendosje të thotë: “La ilahe ilallah Amerika resulullah”.

Ai këto deklarata i ka bërë referuar takimit të fundit që delegacioni i LDK-së kishte me të dërguarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Sipas Gecit çdo herë që LDK po takohet me amerikanët, po bën një hap pas drejt arritjes së marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.