
Njëri prej ushtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se janë duke u hetuar krimet e kryera pas çlirimit të Kosovës.
Sipas tij, po hetohen rastet pas 12 qershorit, në periudhën e NATO’s.
Geci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka pasur vrasje të pasluftës, dhe se ato duhet të hetohen.
Ai ka përmendur vrasjen e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri.
“Haki Imeri ka qenë kujdestar i Hashim Thaçit. Ai ka qenë në klasë me djalin e vëllait të Haki Imerit. Edhe me vëllain e Haki Imerit ka qenë në gjeneratë”, ka thënë Geci.
“Nëse tash merret një profesor i arsimit, kidnapohet para shkolle, çohet në fshat tjetër, rrehet dhe ekzekutohet, a s’është kjo me paramendim?”, ka deklaruar ai.
add a comment