Kosova

Gecaj: Me ardhjen në pushtet të PDK-së, Serbia do të detyrohet të ulet në tavolinën e bisedimeve edhe pa u larguar taksa

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arben Gecaj, ka thënë se me ardhjen në pushtet të PDK-së, Serbia do të detyrohet të ulet në tavolinën e bisedimeve edhe pa u larguar taksa.

Gecaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka qenë masë reaktive që shtetet e përdorin në momente të caktuara për të mbrojtur veten.

Ai ka thënë se ana tregtare e taksës është në rregull, por si efekt anësorë i taksës janë këto zgjedhje të jashtëzakonshme, që transmeton Kosova.Info.

Gecaj: Po shkojmë në zgjedhje për shkak të efekteve anësore të taksës

Gecaj: Po shkojmë në zgjedhje për shkak të efekteve anësore të taksës

Gepostet von RTV Dukagjini am Freitag, 13. September 2019
Kandidati për deputet nga PDK-ja thotë pasi taksa na është kthyer në temë primare në shtetin tonë, ka pasur pasoja të jashtme. “Ne nuk jemi më prezentë në shtete të rëndësishme të BE-së ashtu siç ishim prezentë para taksës, ndërkohë ne kemi disa “çnjohje” pasi taksa na u kthye në temë primare e shtetit”. Gecaj ka thënë se kërkesa e Veselit për suspendim të taksës në një kohë të caktuar ka qenë e arsyeshme ndërsa sipas tij tani janë krijuar rrethana të reja. “Taksa nuk hiqet, por ditën që vjen PDK-ja në pushtet Serbia do të detyrohet të ulet në tavolinën e bisedimeve”, tha ndër të tjera Arben Gecaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.