EKONOMI

Gërxhaliu: Penalizim për mosrespektim të masave, por assesi mbyllje të ekonomisë

Sekretari gjeneral në Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se pavarësisht nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme, ekonomia e vendit assesi nuk bën të mbyllet.

Në këtë bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kryeministri Hoti nuk duhet të merr vendime pa koordinim me sektorin privat.

Sipas tij, më mirë është të ketë masa penalizuese dhe vetëdijësuese, sesa të varroset ekonomia e vendit.

“Meqë është duke u shqyrtuar mundësia e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë dhe nëse merret një vendim i tillë, do të jetë në dëmë të ekonomisë së vendit. Në mediat ndërkombëtare Kosova është shndërruar në njollë të zezë. Mbi 20 gazeta evropiane shkruajnë se në Kosovë mbi 50 për qind e popullsisë janë të infektuar. Dua të besoj se kryeministri Hoti nuk do të merr një vendim të tillë pa koordinim të dialogut ekonomik dhe social. Në këtë drejtim më mirë është të ketë penalizime për ata që nuk mbajnë maska, të ketë distancë dhe pastërti. Mbyllja e ekonomisë do të kishte efekte enorme negative. Në vendet evropiane dhe të rajonit përdoret buxhet shtetëror për mosfalimentim të sektorit privat, kurse Kosova është në pozitë të palakmueshme sepse sektori privat nuk ka ndihmën e merituar dhe ka mbetur pa mbështetje institucionale. Vërtetë kemi varrosje të ekonomisë”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka folur për sektorët të cilët nuk bën të mbyllën. “Ndërtimtaria, komunikacioni dhe gastronomia, të gjitha sektorët duhet të jenë të lirë. Duhet të kemi masa penaliziuese sesa të dëmtohet ekonomia dhe të dhe të jemi njollë e zezë në arenën ndërkombëtare, sepse titujt e gazetave evropiane po flasin për një infektim të përmasave të gjëra”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.