Kosova

Gazetari Visar Duriqi kthehet në punë, pak ditë pas sulmit fizik,

Pak ditë pas sulmit fizik nga tre persona, gazetari Visar Duriqi ka bërë të ditur se është kthyer në punë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Duriqi përmes disa fotografive në Facebook, nga ku është parë me kolegët e tij në zyrat e Insajderit.

Visar Duriqi është sulmuar ditë më parë nga tre persona.

Duriqi kishte bërë të ditur se ka marrë trajtim mjekësor pasi që i ka dhëmbët dhe hundën e thyer si pasojë e sulmit.