Kombëtare

Gazetari shqiptar flet nga Kina, tregon çka po ndodhë me COVID -19 atje

Gazetari nga Shqipëria i cili jeton në Pekin të Kinës, Edison Myrteza, në një lidhje direkte për Gazetën Express ka folur rreth gjendjes me COVID-19 atje

Myrteza tha se masat në Pekin kanë filluar të lehtësohen.

“Pekini nuk ka pasur ndonjë problem edhe gjatë kohës kur virusi ka qenë në pikun e tij. Çdo gjë ka filluar të funksionojë normalisht. Edhe karantinat aq shumë të domosdoshme, janë hequr. Nuk është me e domosdoshme vendosja e maskës, ajo është e detyrueshme vetëm në mjetet e transportit. Masat janë liruar pothuajse 98 për qind. Edhe arsimi duket se ka nisur. Në ditët e para të qershorit do të fillojnë mësimin edhe kopshtet të cilat ishin ndërprerë për 5 muaj”, ka thënë Myrteza.