Gazetari gjerman për Kurtin: Një kryeministër që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij, e pazakontë

Gazetari gjerman i të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens ka folur mbi deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti .
Ai e ka quajtur të pazakontë sesi Kurti “argumenton për shfuqizimin e vendit të tij”.
“Albin Kurti thotë se ai favorizon ndryshimin e kushtetutës kosovare për të mundësuar një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shton se do të votojë për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”.
Albin Kurti says he favors changing the Kosovar constitution as to enable a referendum on the unification of Kosova and Albania. He adds he´d vote for such a unification. A (potential) Prime Minister arguing for the abolishment of his own country. Unusual indeed.
— Michael Martens (@Andric1961) February 24, 2021
Para disa ditësh, Albin Kurti ka thënë për “Euronews” se do të votonte për, në rast se do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Serbinë.
“Sapo që të përforcohej shteti i Kosovës. Pasi që të arrijmë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, deklaroi Kurti.