Bota

Gazeta që u sulmua fitoi Çmimin Pulitzer

Gazeta lokale amerikane Capital Gazette fitoi Çmimin Pulitzer për mbulimin e të shtënave masive në redaksinë e saj.

Stafi i gazetës e priti lajmin duke qëndruar i heshtur për kolegët e vrarë.

“Meqenëse lidhet me diçka tragjike, nuk ka eufori”, tha gazetari Chase Cook.

Pesë anëtarë të stafit të Capital Gazette janë qëlluar dhe vrarë qershorin e kaluar, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Çmime Pulitzer fituan edhe gazetat New York Times dhe Wall Street Journal për hetimet rreth presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pulitzer, që është çmimi më prestigjioz i gazetarisë në Shtetet e Bashkuara, iu nda edhe disa mediave tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.