Kosova

Gaxherri thotë se ndryshimet në LDK duhet të bëhen pa improvizime dhe servilizëm

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri përmes një postimi ka thënë se ditët pas 14 shkurtit për LDK-në duhet të jenë reflektim por pa improvizime të gjendjes në parti.

Tutje ka shkruar se në LDK ndryshimet duhet të bëhen pa improvizime dhe servilizëm.

“Veprimtarë, simpatizantë e votues të LDK-së, duke ju falemnderuar, për punen tuaj të pa lodhëshme, pas rezultatit te 14 shkurtit, janë ditët më të rënda për të gjithë neve, por pikërishtë këto ditë duhet të jenë reflektim dhe asesi improvizim të gjendjes në parti. Dorëheqjet e vonuara duhet të kompenzohen me punë, reform e përgjegjësi”, ka shkruar Gaxherri.

Postimi i plotë:

REFLEKTIM DHE REFORM PA IMPROVIZIME!

Veprimtarë, simpatizantë e votues të LDK-së, duke ju falemnderuar, për punen tuaj të pa lodhëshme, pas rezultatit te 14 shkurtit, janë ditët më të rënda për të gjithë neve, por pikërishtë këto ditë duhet të jenë reflektim dhe asesi improvizim të gjendjes në parti. Dorëheqjet e vonuara duhet të kompenzohen me punë, reform e përgjegjësi.

LDK, ka shum profile e personalitete qe ja kthejn besimin e vleren LDK-së por ata persona nuk duhet të pranojn që përmes improvizimeve të ,,sanojn” gjendjen, andaj ata qe shkaktuan këtë termet në LDK duhet të rrin larg proqesit të reformave.Koha është qe njerëzit të cilët e shofin partin si aset kombëtarë, të mblidhen dhe të ofrojn platëform e reform rrënjësore.

Shtepia nuk mbahet pa njerëzit të cilet e ndertuan ate dhe pa ata të cilët e vlerësojn dhe e mirëmbajnë partinë si shtëpin e vetme të tyre.

LDK është aseti politik më i rëndësishem në Kosovë, andaj ne kemi obligim t’ia kthejmë forcen dhe shkëlqimin urgjentishtë.

Unë përsonalishtë, nga të paktët kolegë kam përdor metoden e verejtjes dhe kritikës mbrenda organeve të partis, duke u ballafaquar drejtë për drejtë me problemin dhe përgjegjësin e lidershipit, por jashtë shtëpis gjithëmonë e kam mbrojtur këtë shtëpi, fatkeqësishtë jam keqëkuptuar dhe jam penalizuar, duke me konsideruar të pa përshtatshme për bashkëpunim, prandaj nuk kam qenë anëtare e kryesis e as pjesë e qeverive, ndersa nga jashtë ka mundur të kuptohet se po i mbroj veprimet e këti lidershipi.

Sygjerimi im është pikërishtë ky. Qeshtjet duhet të diskutohen mbrenda, pa servilizem, pa improvizime, me maturi e transparencë e kur të kthehen në vendime, nga jashtë të jemi të unifikuar e të bashkuar.

LDK, do të filloj një rrugëtim të ri, me njerëz qe e duan LDK-në dhe Kosovën, me njerëz të devotëshëm qe janë të gatshëm të japin më të miren nga vetja për të mirën e të gjithëve. Kjo është e mundur dhe kte do ta bëjmë, ia kemi borgj Kosovës, themeluesve të LDK-së dhe gjeneratave që vinë.