SPORT

Gatlin synon të artën olimpike në moshën 39-vjeçare

Ish-kampioni olimpik në vrapim 100 metra, Justin Gatlin, thotë se mund të fitoj medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios, ndonëse do të jetë 39-vjeçar kur të mbahet ngjarja e shtyrë.

Sprinteri amerikan ka fituar të artën në Lojërat Olimpike “Athina 2004” dhe titullin e botës në vitin 2017, pasi vuajti dënimin e dytë për doping.

Lojërat Olimpike, që është dashur të mbahen në korrik e në gusht, janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ngjarja më e madhe sportive do të mbahet më së largu në verën e vitit 2021.

“Shumë njerëz mendojnë se koha është kundër meje por kjo është larg prej së vërtetës. Do të pushojë trupin, do të fokusohem dhe do të mbetem i uritur. Do të kthehem me shumë energji në vitin 2021”, ka thënë Gatlin për TMZ Sports.

“Trupi im nuk do të jetë i lodhur duke vrapuar në shumë gara gjatë vitit 2020. Nuk do të jetë shumë dallim në mes të moshës 38-vjeçare dhe 39-vjeçare”.

Gatlin ishte i suspenduar nga viti 2006 deri në vitin 2010 pasi doli pozitiv për doping. Në vitin 2001 ishte suspenduar për një vit për arsye të njëjtë.

Fitorja e tij në Botërorin e vitit 2017, kur befasoi Usain Boltin, ishte pëlqyer nga tifozët në tribuna.

Gatlin nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vazhdoj me gara edhe pas vitit 2021. Ai ka përmendur lojtarin e futbollit amerikan, Tom Brady, që ka nënshkruar me Tampa Bay në moshën 42-vjeçare, këtë javë.

“Më jep shpresë që ndoshta paraqitja e Justin Gatlinit në shteg në moshën 40-vjeçare nuk do të jetë gjë shumë e çmendur”, ka thënë ai.