
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është rritur për 4,764 brenda ditës, duke e çuar në 27,436 numrin total të të infektuarve.
Të dhënat u publikuan të martën nga Instituti për Sëmundje Infektive “Robert Koch”.
Sipas tyre, në Gjermani kanë vdekur 114 njerëz si pasojë e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
Megjithatë, autoritetet gjermane kanë thënë të hënën se ka shenja të ngadalësimit të ritmit të rasteve të reja me koronavirus.
add a comment