Kosova

Gashi thotë se në fillim të qeverisjes LDK ka pasur një ofertë për Kurtin për vendosjen graduale të reciprocitetit


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ka pasur një ofertë për kryeministrin Albin Kurti në fillim të qeverisjes së përbashkët për vendosje graduale të masës së reciprocitetit. 

‘’Ja kam sqaruar Kurtit, e keni edhe në seancë drejtpërdrejt. Cështja e taksës ka qenë dinamike. Edhe vetë politika është dinamike. Nuk është dicka që thua sot që shkruhet në gur. Pra cka ka ndodhë? nëse e shihni në kohën e Ramush Haradinaj se ka pasur një ofertë që nëse hiqen tarifat atëherë do hiqen vizat dhe serbia do të hiqte dorë nga fushata e saj. Cka ndodhi pastaj? Gjendja u përkeqësua dhe tani Serbia duket si viktimë’’, shton ai. 

‘’Në fillim të qeverisjes kemi pasur një ofertë për Kurtin dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe anëtarët e partnerëve strategjikë që 4 brenda 6 javëve të vihen masat gradualisht. Europianët kanë thënë është hap i mirë heqja e tarifës por nuk ka thënë se është mirë vënia e reciprocitetit. Përvec amerikanë, të tjerët flasin mes rreshtave’’, përfundoi ai. /Express/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483