Show Biz

Gashi sjell këngën “Paranoid”, e shkëputur nga albumi i tij

Ai ka arritur që të bëhet pjesë e tregut ndërkombëtarë të muzikës. Bëhet fjalë për rep-artistin Labinot Gashi, i cili në tregun muzikor njihet vetëm me mbiemrin e tij, G4SHI.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai i ka njoftuar fansat e tij se kënga “Paranoid” ndodhet në të gjitha platformat digjitale.

Ky është njëri nga projektet e shkëputura nga albumi i tij, “1984”, e që sipas reperit është një datë e veçantë për të.

View this post on Instagram

PARANOID VIDEO OUT NOW 🟨

A post shared by GASHi (@gashi) on

Në një postim në vijim, Gashi ka theksuar se është frymëzuar nga Michael Jackson për këngën dhe klipin.

“Paranoid është inspiruar nga Michael Jackson, nga kënga e deri te klipi”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Duket se kjo këngë është pritur mirë nga fansat e tij, duke u pëlqyer edhe nga figura të njohura ndërkombëtare.