Show Biz

Gashi nënshkruan kontratë me “Sony Music”

Rep-artisti me prejardhje shqiptare, Gashi, së fundmi ka thyer rekorde të shumta në industrinë muzikore.

Pas lansimit të albumit 1984, reperi erdhi edhe me një dokumentar që tregonte vështirësitë e depërtimit në tregun ndërkombëtar.

Tashmë ai ka arritur të jetë ndër figurat më të njohura, teksa mundësitë për bashkëpunim nuk kanë të ndalur.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë muzikore “Sony Music”.

“Sapo nënshkruajta kontratë me RCA. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.

RCA përndryshe është labeli i cili është nën kompaninë Sony Music, që me seli është në Amerikë. Sidoqoftë, kontrata të tilla kanë nënshkruar së fundmi edhe dy artistet shqiptare, Kida dhe Tayna.

View this post on Instagram

Support Your Friends 🥂

A post shared by @ gashi on