Kosova

Gashi: Mosbesimi ka bllokuar marrëveshjen VV-LDK

Gazetari i Kohës Ditore, Fitim Gashi, ka thënë se mungesa e besimit mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkaktuar bllokimin e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se të dyja partitë kanë treguar mosbesim për njëra-tjetrën.

“U përmendën shumë befasi që Kurti ia ka bërë LDK-së, por mendoj se nga fillimi mosbesim ka pasur edhe nga LDK-ja. Fillimisht LVV i bëri kërkesë për marrëveshje LDK-së mirëpo ata refuzuan duke thënë se ta shohim se kush po del i pari. Refuzoi edhe bisedimet pa u publikuar përfundimisht rezultati”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, dështimi i arritjes së marrëveshjes mund të bëhet vetëm për shkak të posteve, pasi, “tashmë s’ka kthim prapa për pozitën e kryeparlamentarit, të cilën e mori VV-ja”.

“Premtimi ishte për qeveri, për luftim korrupsioni, zhvillim ekonomik. Asnjëherë s’u përmend posti i presidentit. S’mund të themi se ka hezitim të Kurtit për të marrë postin. Sepse ka pas veprime, por LDK-ja pos kërkesës për zotim për vota, ka qenë më e ngurtë sa e përket negociatave. Ka pas prej fillimit mospajtime. Te posti i presidentit, LDK-ja ende s’e ka sqaruar edhe mënyrën apo emrin për president. Nëse VV-ja ia garanton 29 votat, atëherë si do të bëhet kuorumi për votim. Ka lindur dyshimi se LDK-ja do të kërkojë partneritet te partitë tjera në Kuvend. Dështimi i marrëveshjes mund të bëhet vetëm për shkak të posteve. S’ka kthim prapa për pozitën e kryeparlamentarit. Kurti s’do ta propozonte njeriun e dytë të partisë për ta djegur më vonë”, ka deklaruar më tej ai.

Megjithatë, sipas Gashit, takimi i fundit mes dy partive ka dhënë shenja se mund të arrihet një marrëveshje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.