Kosova

Gashi kritikon vendimin e KQZ: Nuk ka kapacitet që të telefonohen rreth 100 mijë votues

Ish zëvendës ministrja e MPJD-së, Liza Gashi ka folur në “Prime Time” rreth vendimit të KQZ-së për të telefonuar votuesit jashtë Kosovës që të konfirmohen votat e tyre të dërguara në Kosovë.

“Këto zgjedhje pritet të ketë diku rreth mbi 100 mijë votues nga diaspora, unë nuk e di nëse KQZ-ja ka kapacitete për të bërë konfirmimin e një numri kaq të madh të votuesve nga jashtë”, ka thënë Gashi.

Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagimi.

Madje Vetëvendosje e ka dërguar në Kushtetuese.