EKONOMI

Gashi jep lajmin e madh për 126 bujqit dhe fermerët e Obiliqit

Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të Komunës së Obiliqit, sot kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit.

Pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermerë përfitues dhe vlerë totale e kompensimit të dëmeve është 170.570.00 euro, të ndara nga buxheti komunal.

Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermerë përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00 euro. Me këtë rast, Kryetari  i kësaj komune, Xhafer Gashi, është shprehur se përkushtimi në përkrahjen e bujqve do të vazhdojë, duke vlerësuar se sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët me rëndësi jetike për qytetarët e Obiliqit.

Të nderuar qytetarë,Kam kënaqësinë të ju njoftoj se në kuadër të drejtorisë komunale të Bujqësisë, sot kemi filluar me…

Slået op af Xhafer GashiFredag den 16. oktober 2020