Kosova

Gashi i LDK’së reagon pas intervistës: Dobët shoku Albin, dobët shoqja Vjosë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas intervistës së sontme të kreut të VV’së, Albin Kurtit, si dhe kandidates për president nga ky subjekt.

Gashi, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka cilësuar si ‘të dobët’ përformancën e tyre, teksa ka kritikuar programin politik të Vetëvendosjes.


“Dobet shoku Albin! Dobet Shoqja Vjosa! Pa program, pa ide, pa pasion, edhe pa guxim, qyqy! Cka po ndodhe me ju, ndoshta sepse emisioni “juaj” nuk ka moderator”, ka shkruar ai.

Për diçka të këtillë u diskutua edhe në emisionin ‘Pressing’. Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se përcaktimi i standardeve nga politikanët përbëjnë rrezik për demokracinë.