Life Style - Funny

Gashi feston me helikopter?

Avokati i njohur Tomë Gashi, ka postuar një foto pranë një helikopteri ku shihet shumë i lumtur.

Gashi është duke fluturuar nga gëzimi i fitorës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo duke bërë një pushim pas zgjedhjeve dhe debateve të shumta televizive që kishte ai?

Ai nuk shkruajti asgjë në statutin e tij, por postoi vetëm një foto dhe një zemër me flamurin kuq e zi, i cili siç duket po përjeton fitoren e Vetëvendosjes edhe nga hapësira dhe qielli shqiptar!