Kosova

Gashi e sheh Agim Bahtirin joserioz, e Rrustemin e VV’së për Lipjanin të papërgatitur

Arben Gashi nga LDK ka komentuar kandidatët nëpër komuna, ku LDK mund të ketë më shumë gjasa për fitore apo balotazh.

Gashi në veçanti kandidatët e VV -së në Lipjan dhe Mitrovicë i sheh me skepticizëm.

‘’Agimin nuk e konsideroj kandidat serioz. Si kualitete politike këta dy tjerët janë jashtëzakonisht më t’mirë.’’, tha ai në Debat Plus.

Për Adnan Rrustemin e VV’së, Gashi thotë: Nuk është. E njoh si politikan në Kuvend. Unë vlerësoj se ai nuk është mjaftueshëm i përgatitur për me qenë kryetar.