KULTURË

Garner shpallet “Gruaja më e bukur e vitit”, por nuk ndjehet rehat me këtë çmim

Jennifer Garner është zgjedhur “Gruaja më e bukur e vitit” nga revista People, megjithatë ajo nuk është shumë rehat me këtë çmim përkundër që ndjehet e nderuar.

Aktorja 47 vjeçare, madje e kishte të vështirë të shikonte ballinën e People.

“Oh, ja ku është”, u shpreh Garner gjersa mori në dorë revistën. “Është kaq e sikletshme. Kjo është hera e parë që po e shoh, e nuk mund ta shikoj”.

Garner e emocionuar ka deklaruar se, “është shumë qesharake” dhe se ndihet shumë në siklet për këtë çmim.