
Polimikat rreth rrëzimit të qeverisë sa vijnë e shtohen nga dita në ditë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë ka deklaruar se shtatori do të jetë kohë e volitshme për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.
Por reagimet nga partitë në pushtet kanë qenë të menjëhershme duke theksuar se tentativat për rrëzimin e qeverisë janë thjesht fjalë për të mbuluar problemet e brendshme që kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve në LDK.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu gjatë ditës së sotme i ka thënë Gazetës Blic se LDK e di më së miri se si rrëzohet qeveria ,prandaj është mirë të mos flasin shumë duke ironizuar me këto deklarata të LDK-së.
“LDK ka me shume se dy vjet qe flet per rrezimin e Qeverise.
Populli thotë :“S’ka më mirë se me ja ditë hallin vetes” LDK e dinë më së miri se si rrezohet qeveria prandaj më mirë do ishte që mos te flasin shume!”.