SPORT

Gani Sejdiu, trajneri i ri i Ballkanit të Suharekës

Trajneri kosovar Gani Sejdiu ka marrë drejtimin e Ballkanit të Suharekës.

Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit në “Facebook”, duke shkruar se Sejdiu do të udhëheqë me klubin në vazhdim.

“Bordi drejtues i skuadrës pas diskutimit të brendshëm ka vendosur që Gani Sejdiu të emërohet shef i shtabit teknik. Sejdiu ka një CV të pasur, duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës me Trepçën dhe Feronikelin”, thuhet në njoftimin e klubit suharekas.

Ballkani aktualisht gjendet në vendin e 8 me 32 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari i vendit të 9-të. Ndërsa Sejdiu do ta ketë detyrë të vështirë mbajtjen në elitën e futbollit kosovar Ballkanin, pasi një vit më parë nuk arriti ta bënte një gjë të tillë me skuadrën e Vëllaznimit, ku humbi në ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt.