Kosova

Gani Geci: Albin Kurtin e fuqizuan Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, e ka lidhur formimin e Vetëvendosjes me PDK-në.

Geci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Vetëvendosje ka dalë nga PDK-ja.

Ai këtë lidhje e bën për shkak se disa figura të larta të Vetëvendosjes kanë qenë njerëz të PDK-së deh LPK-së, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, anëtari i LDK-së thotë se fuqinë më të madhe Albin Kurtit ja kanë dhënë Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në kohën kur këta ishin bashkë në opozitë.

“Kur Vetëvendosje mbante protesta që gjuanin me gurë e rrihnin me stupca, Haradinaj e Limaj qëndronin mbrapa Kurtit dhe thoshin se kush guxon me prek Albin Kurtin ne jemi këtu si UÇK. Ata janë njerëzit kryesor që i kanë dhënë fuqinë kryesore këtij njeriu [Albin Kurtit]”.

Geci thotë se pasi është kthyer nga burgu, Albin Kurti ka qenë me PDK-në.

“Kurti në atë kohë dilte çdo mbrëmje në RTV dhe fliste kundër Ibrahim Rugovës”, tha ndër të tjera Gani Geci.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.