Life Style

Gangsteri shqiptar, që po interpreton vetë në filmin ‘Albanian Gangster’

New Nork Times i ka kushtuar vëmendje në një artikull, një shqiptari që po fiton çmime me filmin ku ka marrë rolin kryesor dhe që vetë s’ka bërë kurrë ndonjë kurs aktrimi.  Ndodhi, pasi një regjisor që kërkonte histori të vërteta nga rrjetet kriminale shkoi në Bronx dhe zbuloi këtë njeri.

Prej kohësh në disa lagje të Bronx, njihej një njeri muskuloz, mbushur me tatuazhe, që quhej Xhon Rezaj e që duhej t’i drejtoheshe si Xho ose Xh.R. ose të paktën të flisje me admirin për mënyrën si i qasej ai jetës së natës. Por në asnjë rrethanë nuk mund ta quaje atë “një gangster shqiptar’.

Megjithatë, zoti Rezaj, një emigrant 49 vjeç, familja e të cilit iku nga Shqipëria kur ai ishte fëmijë, ka miq dhe shoqëri të gjërë, disa prej të cilëve më pak të kujdesshëm ndaj ligjeve të shtetit sesa të tjerët. Natyrisht, jeta e tij ka mjaft përplasje interesante, se ç’iu desh të bënte mes bandave për të mbijetuar. 

Kështu që në 2016, ai qe i lumtur që të ndihmonte një regjisor të ri që donte të mësonte më shumë rreth jetës së gangsterëve shqiptarë.

Të dy u takuan shpesh në lokalet e shqiptarëve dhe klube shqoërore ku zoti Rezaj dhe të tjerët bisedonin për kohët e vjetra. Nëpërmjet këtyre bisedave, regjisori Mattheë A broëon, filloi të ndërtonte një histori imagjinare për një gangster shqiptar. Derisa një ditë, z. Broë i bëri z.Rezaj, atë pyetjen e madhe: Po kush do ta luajë personazhin kryesor?

Tani filmi është kompletuar dhe ka kaluar nëpër shkallët e festivalit, edhe pse prodhuesit janë ende në kërkim të një distributori. Ylli i tij, që nuk ka marrë asnjë mësim për aktrim në jetën e vet dhe që e ka kaluar shumicën e jetës së tij duke iu shmangur vëmendjes, ka zbuluar veten duke u prezantuar me njerëzit e industrisë së filmit apo duke bërë fotografi me bashkatdhetarë që kanë dëgjuar për filmin.  

“Për mua kjo vjen natyrshëm, për çfarë ata duan që të bëj,” tha z. Rezaj javën e fundit, në një pasdite me konjak dhe cigare në një bar, Luke lunge, në morris park të Bronx. “Unë u rrita, siç mund ta shohësh, në një parajsë gangsterësh”.

Fansat e tij shqiptarë nuk janë të vetmit që e shikojnë. Në festivalin e filmit Methor Fest indipendent Fil në beverly hills, kaliforni, muajin e fundit, çmimi për aktorin më të mirë “John Garfield” u nda ndërmjet dy fituesve. Njëri ishte Ethan Hawke, ylli i filmit “Stockholm”. Tjetri, që atë natë e dëgjonte duke mos e besuar, ndërsa emri i tij po thuhej, ishte z.Rezaj!

Xhon rezaj mori kështu gjysmën e çmimit për aktorin më të mirë në këtë festival.

gjëja më për të qeshur në këtë është ai nuk interpreton. “Matt më tha mua, vepro si do të veproje normalisht”, tregon Rezaj për porosinë që i dha drejtori.

Sot Rezaj jeton në nënën e tij në Westchester County./SYRI.NET

Image
Image
Image