KULTURË

Galeria Qahili e hap programin e saj për vitin 2018 me ekspozitën e “AURA”

Galeria Qahili e hap programin e saj për vitin 2018 me ekspozitën e “AURA” me 9 maj 2018 duke filluar nga ora 19:00. Kjo ekspozitë është e krijuar nga koleksioni i madh etnografik i Bardhit. Përndryshe me këtë ekspozitë shënohen edhe plot 5 vite të themelimit të Galerisë Qahili, duke hyrë në vitin e 6të.

“Besëtytni! Estetikë e ngjyra që i japin jetë detajeve. Detaje që përcjellin e ritransmetojnë kulturën e traditat e një vendi. Janë këto elemente që i përmban koleksioni i Bardhit. Koleksion i titulluar Aura që mbërthen ideologjinë e Benjamin. Koleksion që përmban në vete një identitet, autoritet si dhe i përket një periudhe kohore. Një numër i madh i elementeve etnografike prezantojnë periudha të ndryshme të trevave të Kosovës. Detaje që e bëjnë një kulturë të zhvillohet.
Një nismë!
Një moment!
Një dëshirë!
Një kujtim!
Një jetë!
Një popull!
Një kulturë!” (pjesë e konceptit të ekspozitës “Aura”) /Kosova.info/