Kombëtare

GAC i shqetësuar me gjendjen në kompaninë ‘Pastrimi’

Organizata ‘Green Art Center’, e ka marrë me shqetësim lajmin për bllokimin e xhirollogarisë së Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A.

“Si pasojë e kësaj, kryeqyteti tashmë është shndërruar në deponi të mbeturinave. Andaj, GAC i bën thirrje institucioneve shtetërore që të veprojnë sa më parë në zgjidhjen e sfidave ekonomike me të cilat po ballafaqohen kompanitë publike për grumbullimin e mbeturinave sikurse rasti konkret i kompanisë ‘Pastrimi’ pasi që kjo po shkakton pasoja që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. 

Reformimi i sistemit të menaxhimit të mbeturinave ka nevojë për platformë konkrete institucionale ku secili akter duhet të marrë dhe japë përgjegjësi.

‘Green Art Center’, si një ndër pak organizata në Kosovë që merret me ruajtjen e mjedisit, kërkon vëmendje të menjëhershme të institucioneve relevante për të tejkaluar këtë situatë në mënyrë që të mos pësojnë qytetarët e as mjedisi në përgjithësi.

#GAC
#RujeMjedisin”, thuhet në komunikatën për media të GAC-it. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.