Bota

G7-ta kërkon shtyrjen e pagesës së borxheve për vendet e varfra

Ministrat e Financave të G7-së mbështetën njëzëri një shtyrje së pagesës së borxheve si dhe u pajtuan për diskutimin e një lehtësimi të borxhit në të ardhmen, për vendet e varfra.

Gjatë takimit të fundit, u fol edhe për mungesën e transparencës së Kinës në huadhënie. 

Iniciativa e pezullimit të borxhit, e miratuar në muajin prill nga vendet e G20-së ka për qëllim të ndihmojë vendet në zhvillim që të tejkalojnë krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. Deri më tani, kjo iniciativë ka ndihmuar 43 shtete të ndryshme të botës për të shtyrë pagesa borxhi në vlerën e 5 miliardë dollarëve.

Gjithsesi, në një deklaratë të përbashkët, ministrat e financave të G7 qortojnë rëndë lëvizjet e disa shtete për të shmangur detyrimin e kësaj iniciative, nëpërmjet klasifikimit të huadhënësve të tyre publik, si privat.

Edhe pjesëmarrja e Kinës në këtë iniciativë është kritikuar haptazi, pasi konsiderohet si e pamjaftueshme.

Ndër të tjera ata sqarojnë se për vendet e varfra duhet shtyrë sërish ngrirja e pagesës së borxhit duke i bërë apel vendeve të G20 që në takimin e 14 tetorit të bëjnë një ristrukturim të borxhit. /Scan TV/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.