ROZË

G4shi publikon një pjesë të këngës së re

Reperi shqiptar, G4shi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë po vazhdon të korrë suksese të mëdha.

Pas disa projekteve që ka publikuar përgjatë këtyre muajve, reperi ka njoftuar fansat e tij se nesër lanson edhe një këngë të re.

Në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një video, derisa ka ndarë me publikun një pjesë të këngës.

“Kënga e re publikohet të premten”, ka shkruar ai krahas videos.

Në ndërkohë, reperi 29-vjeçar ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët mezi po e presin projektin e tij.

Vlen të ceket se G4shi edhe këtë vit do të vijë në Kosovë, në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

View this post on Instagram

New Song Friday!!! “Get Out”

A post shared by GASHi (@gashi) on