Bota

G20-ta, e përkushtuar për luftim të koronavirusit

Grupi i 20 vendeve më të industrializuara ka thënë të enjten se është i përkushtuar për t’u bashkuar edhe më shumë në luftën kundër koronavirusit, duke e cilësuar ndikimin e kësaj sëmundjeje në shëndet dhe ekonomi me “prioritet absolut”.

Gjatë një video-konference, kryetarët e ekonomive më të mëdha në botë kanë thënë se kanë përkushtim për kthim të vetëbesimit dhe ruajtjes së stabilitetit financiar.

Ata po ashtu u kanë kërkuar ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore që të koordinohen rregullisht me organizata ndërkombëtare për të zhvilluar një plan veprimi për pandeminë.