Kombëtare

Familja Zena ka nevojë për ndihmë

Familja e Pajtim Zenës jeton në kushte goxha të vështira ekonomike.

Vajza shtatë vjeçe e kësaj familje detyrohet të kërkojë lëmoshë pasi i ati, Pajtimi, është operuar për të kartën herë nga tumori në krahun e djathtë, njofton Klan Kosova.

Me Adelinën, bashkëshortin dhe katër fëmijët e tyre jeton edhe nëna e saj e paralizuar prej 10 vjetësh, e cila aktualisht është e shtrirë në spital.

Të shtatë anëtarët e familjes Zena janë të detyruar të flenë në një dhomë pasi kthina tjetër e këtij vendbanimi për të cilin paguajnë 100 euro qira nga 130 sa marrin si ndihmë sociale është plot myk.

Në 4 muajt e fundit familjes Zena, në ndihmë për gjëra ushqimore e veshmbathje po i del shoqata bamirëse “Diaspora”. Por këta kanë nevojë për ndihmë nga njerëz vullnetmirë që tu ndihmojnë një shtëpi, pasi pronari i shtëpisë ku jetojnë me qira ka kërkuar që atë ta lirojnë para festës së Bajramit.

Të gjithë vullnetmirët mund të ndihmojnë familjen Zena duke kontaktuar kryefamiljarin Pajtim Zena në numrin: 044864877