OPINION

“Fyerje e intelegjencës” dhe “fundosje në det”- këto ishin përplasjet e sotme në skenën politike

 Derisa jemi në një kohë kur po priten zgjedhje të parakohshme, zyrtarët e partive të mëdha kanë filluar përplasjet e tyre.

Përparim Leka

Ishte këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, ai i cili filloi këto përplasje. Në një shkrim të tij në Facebook akuzoi nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri, për “fyrje të intelegjencës”.

Haziri kishte thënë më herët se partia e tij ka vija të kuqe me të gjithë partitë në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Por Latifi akuzoi Hazirin për shkak se, sipas tij, në sistemin tonë zgjedhor është e pamundur që ndonjë aprti të krijojë qeverinë pa koalicione.

“Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën. Këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve”, ka thënë Latifi.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ish-deputeti i LDK’së, Bardhyl Meta. Ai me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur “fyerje të intelegjencës” deklaratën e shefit të Latifit, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se PDK’ja do të dalë fituese e zgjedhjeve.

“Unë besojë, se Blerim Latifi, këtë të vërtetë, e ka thanë pasi ka mësuar dërdëllitjet e fundit, si në halucinacione të shefit të tij, Kadri Veseli, njëherësh edhe Kryetar i PDK-ës, kur deklaronte se: PDK i beson qytetarëve ashtu siç qytetarët i besojnë PDK-së – dhe se (z. Kadri Veseli) është i bindur se PDK-ja do të dal fituese, (bilës) me një rezultat shumë bindës”, ka shkruar Meta.

“Blerim, Ke shumë të drejtë, kjo, po që na e fyen inteligjencën…! Apo´jo?”, ka shtuar ai.

Latifi nuk priti shumë dhe reagoi në Facebook edhe ndaj Metës.

Latifi ka thënë se ky nuk ka folur me emra për vijat e kuqe e koalicionit, po, me që LDK ka reaguar foli pak fjalë edhe për ta.

“Bardhyl Meta, e pashë që ke marrë mundimin të reagosh në postimin tim të sotëm në facebook, ku unë flas për manipuluesit politikë me vijat e kuqe të koalicioneve. Unë nuk kam përmendur asnjë emër të përveçëm të ndonjë politikani apo partie. Ju të LDK-së paskeni reaguar, duke konfirmuar edhe njëherë atë thënien e vjetër “mos e vet se të kallxon vetë”, ka shkruar Latifi.

Tutje Latifi i ka thënë Metës që të kenë kujdes me datën 3 gusht, kur mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK’së”, nga hedhjet e karrikeve.

Në përplasje është përfshirë sot edhe një zyrtar tjetër i PDK’së por kësaj here ai u kap me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shkruar se parita e tij është për zgjedhje dhe kishte ngacmuar zyrtarët e VV’së që ata të kthehen nga pushimet në plazhë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba. Përmes një shkrimi në Facebook, Zyba ka thënë se VV kërkon zgjedhje cdo ditë, e se ish-sekretarit të Thaçit, po i fundoset barka e po fillon me pa detin.

“VV është subjekti më i madh, dhe kërkon zgjedhje përditë, prej kur u krijua qeveria me partinë e tretë të katërt dhe të pestë. Ish sekretari i Thaçit tash që po i fundoset barka, ka fillu me e pa detin kudo”, ka shkruar Zyba./Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.