Kuriozitet

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

Një vepër arti e piktorit Sacha Jafri që mban rekordin Guiness si piktura me përmasat më të mëdha, është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai.

Piktura e “udhëtimit të njerëzimit” njëherit është piktura e dytë më shtrenjtë e shitur e ndonjë piktori të gjallë. Ajo është realizuar në një hapësirë gjigante në korridorin e hotelit Atlantis në Dubai.

Për ta përfunduar në detaje, piktorit i janë nevojitur shtatë muaj, kurse piktura është ndarë në shtatë pjesë të cilën e ka blerë Andre Abdun, shtetas francez që jeton në Dubai dhe merret me shitjen e kriptovalutave.

Abdun ka thënë se planifikon që me këtë pikturë ta shet për qëllime humanitare – duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

“Qëllimi është t’ia ndryshojë jetën fëmijëve në mbarë botën dhe të filloj një frymë humanizmi”, ka thënë Jafri.

Piktura më e shtrenjtë e një piktori të gjallë ishte shituar në vitin 2018. Bëhet fjalë për piktorin David Hockney që u shit për 90.3 milionë dollarë. /Telegrafi/