SPORT

Futbollisti i Slovanit mendon që s’do të ketë mikpritje nga kosovarët

Joeri de Kamps, futbollist i Slovan Bratislavës, mendon që nuk do të priten mirë nga tifozët kosovarë, në ndeshjen e kthimit ndaj Feronikelit në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Ekipet përballen të martën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një javë pasi sllovakët fituan 2 me 1 në ndeshjen e parë, që u përcoll me thirrje raciste ndaj kosovarëve nga tifozët e Slovanit.

“E di që nuk do të pritemi mirë këtu pas asaj që ka ndodhur në Sllovaki. Mendoj që Feronikeli do ta ketë më të lehtë në këtë aspekt, por ne do të mundohemi të luajmë lojën tonë. Në ndeshjen e parë nuk kemi pasur paraqitje të mirë ashtu siç kemi pritur. Si do që të jetë ne nuk do të frikësohemi dhe do të kërkojmë kalimin në rrethin tjetër”, ka thënë De Kamps në konferencën për media para ndeshjes, raporton KTV.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.