SPORT

Futbollisti i Brescias nuk shënon në portën e zbrazët

Futbollisti i Brescias, Alfredo Donnarumma, ka humbur një rast të qindpërqindtë në përballjen me Parman në xhiron e 17-të të Serisë A.

Teksa po zhvillohej minuta e 29-të, Donnarumma shfrytëzoi një top të kthyer gabimisht nga mbrojtja e vendasve dhe me sukses kaloi portierin kundërshtar, por kur mbeti i vetëm para golit të boshatisur, gjuajtja e tij përfundoi jashtë.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll baras 0 me 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.